Pas Topallit shpërthen Ristani kundër Bashës: Të lutemi që Rama të ikë vetë!! Ose…

Ish deputet dhe ish sekretari i Partisë Demokratike, Arbeni Ristani, sot pa asnjë rol në parti, ka sulmuar ashpër kreun e demokratëve Lulzim Basha se si do të arrijë ai të largojë Ramën nga qeveria. Ristani, përmes një statusi në Facebook, ka renditur të gjitha mënyrat që Partia Demokratike përdori për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe që nuk ja arriti dot, as me protestat disa mujore, as me dhunën e ushtruar dhe sigurisht aq më pak me djegien e mandatave dhe lënien e PD-së pa asnjë lloj pushteti për herë të parë pas gati 30 viteve demokraci.

Ristani i është shtuar zërave kritik dhe të ashpër brenda dhe jashtë PD për mënyrën se si Basha është duke e drejtuar dhe se si qëllimet e saj dështuan në vetëm 5 muaj. Ish deputeti demokrat ka kritikuar djegien e mandateve duke mos u dhënë asnjë mundësi demokratëve për të munduar Ramën në zgjedhje por nuk ka lënë edhe pa përmendur me ironi se si amerikanët dhe ndërkombëtarët i tërhoqën veshin opozitës në lidhje me protesta e dhunshme.

Duke parë se PD dështoi të arrinte qëllimet e saj, Ristani bën thirrje që të lutemi që Rama të ik vetë ose ka një rrugë tjetër. Cila është rruga tjetër që propozon Ristani? Mos është e njëjta rrugë me atë që kërkon edhe Jozefina Topalli, kritikja numër një dhe më e ashpër e Bashës?

‘Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Më tha shitësja e bukës sot. Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova. Rrugës mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Në kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër, në zgjedhje. T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi berë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot. T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s’jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikanë e europianë s’na lejojnë. Mund t’i kisha thënë: hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze. Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do më kuptonte.” – shkruan Ristani

Jozefina Topalli, më parë, sulmoi fort dhe ashpër Bashën përmes një statusi që u cilësua edhe si “letra e tij e funeralit” në krye të PD. Ajo e akuzoi se shkatërroi një forcë politike gati 30 vjeçare me djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit. Topalli u tregua e papërmbajtur në sulmet e saj duke e cilësuar Bashën edhe si një “eksperiment të pamerituar për demokratët dhe vendin.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...