Ndahet nga jeta në lule të rinisë kryetarja e FRESSH-it

Një lajm i hidhur vjen nga Partia Socialiste, ku kryetarja e FRESSH për Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga je,ta në lule të rinisë, gjatë ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga miq e shokë të saj në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllime për largimin e parakohshëm nga je.ta.

Në një postim në “Facebook”, Njësia Administrative Nr.6 shkruan:

Njesia Administrative Nr.6 i shpreh ngushellime familjes Hamza per humbjen e njeriut te shtrenjte.
U prefsh ne paqe Rajselda”
Mes mesazheve të shumta të ngushëllimit është edhe ai i kryetarit të përgjithshëm të FRESSH-it, njëkohësisht deputet i PS-së, Eljo Hysko.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan:

Ende nuk e besoj dot që kjo është e vërtet!
U largove shumë herët e mira Rajs! Paqja qoftë me ty”
22-vjeçarja humbi je.tën, pasi u përfshi në aks.identin e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Vorë.

Ajo ishte pasagjere në furgonin që shërbente për transport mallrash, të drejtuar nga shtetasi A.K., rreth 28-vjeç, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Përplasja ka qenë tejet e fortë, duke rezultuar fatale për të renë, si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në QSUT, në gjendje kritike për j.etën.

22-vjeçares i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme në orën 16:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...