Lindim të mirë apo të këqinj?

Nëse njerëzit lindin të mirë apo të këqinj, kjo është një çështje e debatuar nga filozofët për shekuj me radhë. Aristoteli argumentonte se morali është i mësuar gjatë jetës, dhe se ne lindim si “krijesa amorale”, ndërsa Sigmund Frojdi i konsideronte të lindurit një propozim moral të zbrazët.

Kushdo që ka lexuar librin “Zot i Mizave”, do të priste që fëmijët të jenë tërësisht sociopatë, që mezi presin të çlirohen nga prangat e vendosura nga të rriturit, të ngrenë një kult, dhe të përpiqen të vrasin brutalisht njëri-tjetrin. Ndoshta dy pikëpamjet më të njohura kundër këtij debate, janë ato të Tomas Hobsit dhe Zhan Zhak Rusosë.

Hobsi i përshkruan njerëzit si “të këqinj” dhe “brutalë”, që kanë nevojë për shoqëri dhe rregulla, për të vënë nën kontroll instinktet e tyre, në mënyrë që të kenë sukses. Më vonë Ruso e kritikoi hapur atë, duke argumentuar se njeriu do të ishte i butë dhe i pastër, pa korrupsionin e lakmisë dhe pabarazisë, të shkaktuar nga sistemi i klasës i imponuar nga shoqëria jonë.

Studimet e fundit të psikologjisë zhvillimore, tregojnë se tek njerëzimi mund të ketë disa “të mira” natyrale (ose, për të qenë më teknike, të paktën fëmijët janë të aftë të bëjnë gjykime morale në një moshë më të hershme sesa mendohej më parë).

Një nga studimet e paraqitura në “Bebet:Bota e tyre e mrekullueshme”, u zhvillua për të demonstruar nëse dhe në çfarë moshe të vegjlit, tregonin një preferencë ndaj sjelljes “të mirë”.

Për ta bërë këtë, foshnjave që ishin më pak se 1-vjeç iu tregua një shfaqje me kukulla, ku forma të ndryshme me ngjyra, vepronin në mënyra që ishin qartazi të njohur si moralisht të drejta apo të gabuara.

Një rreth i kuq tregohet duke u përpjekur të ngjitet në një kodër, ndërsa një shesh i keq “blu” përpiqet ta shtyjë atë poshtë. Ndërkohë, trekëndëshi “i mirë” i verdhë përpiqet të ndihmojë rrethin e kuq duke e shtyrë atë. Pas shfaqjes, foshnjat u pyetën se me cilat forma dëshironin të luanin:sheshin e keq ngjyrë blu, apo trekëndëshin e verdhë të mirë.

Siç mund ta paramendonit, ata të gjithë e zgjodhën këtë të fundit, trekëndëshin që shfaqte sjellje “të dobishme” dhe “vetëmohuese”. Kjo vlente edhe për foshnjat vetëm 7-muajshe. Skena përsërit gjetjet e një studimi të vitit 2010 nga Qendra Konjitive e Foshnjave në Universitetin e Jeilit në SHBA, e cila vazhdoi më tutje për të provuar se foshnjat zgjedhnin kukulla për shkak të veprimeve të tyre, dhe jo për variablat e tjera (për shembull, një preferencë e lindur, apo ose një familjaritet me një ngjyrë apo formë të caktuar).

Kur shfaqja u riprodhua me forma që merrnin rolin e kundërt, foshnjat zgjidhnin ende kryesisht formën që kishte marrë rolin e “ndihmësit”. Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Kiotos në Japoni, kishte një qasje dhe gjetje të ngjashme me studimin e kukullave, duke konfirmuar këto rezultate.

Fëmijëve të vegjël deri në 6 muaj, iu u shfaqën video që shfaqin 3 personazhe të ngjashëm me Pacman, të quajtur “agjentë:një “viktimë”, një “ngacmues” që bombardonte në mënyrë agresive viktimën, dhe e përplas atë në një mur, dhe një agjent i “palës së tretë”.

Ndonjëherë, agjenti i palës së tretë do të ndërhynte për të ndihmuar viktimën, duke e vendosur veten midis viktimës dhe dhunuesit, dhe ndonjëherë do të largohej. Pas shikimit të videos, fëmijët duhej të zgjedhin personazhin e tyre të preferuar, dhe më së shumti zgjodhën agjentin ndërhyrës të palës së tretë, që ishte përpjekur të ndihmonte viktimën.

Studime të tjera, kanë treguar gjithashtu se foshnjat shfaqin sjellje altruiste, si “Studimi i Nënës së Madhe” nga Harvardi, ku foshnjat që nuk e dinin se po vëzhgoheshin, vepronin ende mirë dhe ishin të dobishme për të tjerët, duke sugjeruar që kjo nuk është thjesht një sjellje e mësuar për të shmangur ndëshkimin.

Ndërsa këto studime nuk mund të hedhin poshtë plotësisht pikëpamjet më pesimiste të Frojdit dhe Hobsit mbi natyrën njerëzore, duket se sugjerojnë se foshnjat janë të prirura natyrshëm të preferojnë sjelljen altruiste, dhe se prindërit mund të jenë mjaft të sigurtë, se ndërsa të lënit e fëmijëve të tyre në një ishull të shkretë ndoshta nuk është ideja më e mirë, ata të paktën nuk do të përpiqen të përplasin më të dobëtin në ndonjë shkëmb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...