Kur bëhet fjalë për ushqimin duket sikur problematikat janë të pafundme dhe asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të presim, sidomos në një vend si Shqipëria, ku siguria e ushqimit është në nivel zero.

Këtë e demostron edhe rasti i sotëm i publikuar në faqen e JOQ.al, ku një djali i ri ka ngritur shqetësimin lidhur me kushtet higjieno-sanitare të produkteve që tregtohen në Shqipëri. Sipas asaj që shkruhet, ai ka shkuar në një fast-food në qytetin e Durrësit, por ajo që ka parë e ka tmerruar. Sikurse duket qartë edhe nga fotoja e publikuar, shihet mishi që transportohet në bagazhin e një makine, i hedhur pa asnjë ambalazh.

“Po na marrin në qafë! Sot u ktheva në Shqipëri dhe shkova të haja diçka në një piceri fast-food. Para se të futesha shoh që nga makina po nxirrnin mishin. Mirë që mishi i pa paketuar, por e kishin hedhur në bagazh. Bagazhi ishte në mënyrë ekstreme i mbuluar nga zhuli madh. Ju lutem ndalojeni këtë gjë. Pastaj na bën habi pse vdiq nga kanceri filani, pse na u shfaq kjo sëmundje, pse kemi këtë problem. Ky fast food ndodhet tek valuta në Durrës. S’dua ti prish punë askujt, por thjesht po tregoj të vërtetën”, ka shkruar djali.