Së fundmi Marina Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes me lajmet e shtatzënisë. Prej disa ditësh është përfolur se Marina dhe Geti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe shkak u bë një foto ku çifti shfaqeshin me duart tek barku Marines. Më pas dyshimet u shtuan kur Marina në çdo foto që postonte nga pushimet mbulonte barkun, herë me duar e herë me kapele.

Me t’u rikthyer në Shqipëri, moderatorja ka vendosur t’i japë fund thashethemeve duke treguar barkun. Në fotot e fundit Marina shfaqet e veshur me një fund të zi, bluzë të shkurtër dhe pa bark fare. Siç duket Marina dhe Geti ja kanë lënë kohës për t’u bërë prindër. Kujtojmë që Marina në shtator do rikthehet në ekran.