Një ditë pasi kërkoi komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën, refuzimi i parë ka ardhur nga Austria. Ambasadorit austriak Johann Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”-shkruan Sattler.

Opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit me argumentin se kjo datë është zhdekretuar nga presidenti Meta. Nisur nga ky akt, ndonëse Kolegji Zgjedhor e cilësoi si antikushtetues, kryebashkiakët e djathtë dolën njëzëri duke thënë se nuk do të lirojnë zyrat. Teksa të tjerët u mjaftuan me këtë deklaratë, Ademi bëri një hap përpara, duke u dërguar një letër të gjithë ambasadorëve të huaj në Shqipëri.