Elita dhe Gjiko kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në media që prej fillimit të lidhjes së tyre dhe kanë mbetur po kështu edhe tani që janë të martuar e më fëmijë.

Dyshja u lidh në vitin 2016 dhe dy vite më vonë u martuan me një dasmë madhështore.

I ftuar në emisionin “N’drrimi i natës” në Klan Kosova, Gjiko habiti me deklaratën kur u pyet se kush ishte e dashura e tij para Elitës.

Edhe pse reperët mbahen si më të pëlqyerit nga femrat, Gjiko tregoi se Elita ka qenë e dashura e tij e parë.“Elita është femra ime e parë. Jo, nuk kam patur të dashur”, u shpreh Gjiko.