Dha dorëheqjen nga “BE Coffee”, Ardit Gjebrea mesazh Erion Isait: “Mos fyej publikisht!”

Erion Isai ka bërë një postim falenderues për njerëzit që e ndihmuan të shenjonte karrierën e tij artistike! Nga Ardit Gjebrea te Bes Kallaku, aktori i njohur i cili është tani kryetari i Bashkisë së Kolonjës, ka bërë një listë të gjatë me të famshëm nga bota e televizionit, nga “Top Channel” në “Klan”, për t’ i falenderuar një më një! Ai shpreh një vlerësim dhe falenderim të veçantë për Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe vëllain, siç e quan Bes Kallakun.

“Faleminderit që më ndriçuat! ?❤ Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me ❤ faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër ?) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!”.

Ndaj këtij falenderimi publik, ka reaguar edhe Ardit Gjebrea i cili ka një këshillë për Erionin dhe përfshirjen e tij në politikë tashmë. Ai i shkruan dhe e këshillon të mos fyejë pyblikisht dikë me të cilin mund të bëjë aleancë të nesërmen:

“I dashur @erion_isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti!”!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...