Në Libohovë është mbajtur edicioni i radhës së spektaklit të njohur “Miss Shqipëria”, ku dhe të ftuar kanë qenë një sërë personazhesh të njohur shqiptar.
Shumë qytetar u mblodhën në kalanë e qytetit ku dhe ndoqën spektaklin e njohur që u prezantua nga Arjola Shehu, ku dhe në fund u shpall dhe më e bukura shqiptare.
Fatlumja e këtij viti ishte bukuroshja Klea Bushi. Klea vjen nga Italia, pasi prej 22 vitesh jeton atje dhe më përpara ka marr pjesë në një kompeticion me vajzat e diasporës ku dhe është shpallur “Miss Pavarësia”.