Papa Françesku u lut për viktimat e kampit të emigrantëve në Libi, dhe i bëri thirrje shteteve të krijojnë korridore humanitare në mënyrë që civilët të mos përfshihen më në tragjedi të tilla.

Gjatë meshës së të dielës në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan, Papa ritheksoi dhe njëherë rëndësinë që ka çështja e emigrantëve, e cila po bëhet një problem më i madh dita ditës për disa vende të Botës.

Ati i Shenjtë u lut gjithashu për viktimat e sulmeve të fundit në Afganistan, Mali, Burkina Faso dhe Niger.

Të paktën 40 njerëz mbetën të vrarë nga një sulm ajror që goditi një qendër të ndalimit të emigrantëve në Libi. Ndërsa 80 të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi në një objekt në periferinë lindore të kryeqytetit Tripolit.