Nuk është kurrë vonë për të gjetur dashurinë, martohet çifti 100 dhe 102 vjeç

Nuk është kurrë vonë për të gjetur dashurinë. Çifti i ri John dhe Phyllis Cook po shijojnë jetën e tyre së bashku në Ohio.John sapo ka mbushur 100 vjeç ndërsa Phyllis do mbushë 103 vjeç më 8 gusht. Ata u takuan ndërsa jetonin në një azil në Kingston dhe vendosën të martoheshin.

Çifti shkuan në gjykatë për të marrë licensën e martesës javën e kaluar dhe më pas u martuan. Por nuk ishte një vendim i nxituar nga ana e tyre. John dhe Phyllis ishin në një lidhje prej një viti. “Nuk ishte e planifikuar,”-tha 100-vjeçari për CNN.

“Të them të vërtetën, ne u dashuruam me njëri-tjetrin. E di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin,”-tha Phyllis. Të dy janë martuar nga dy herë në të kaluarën dhe ndihen me fat që gjetën dashurinë për herë të tretë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...