Lezhë/ Dy makina përplasen kokë më kokë, 6 të plagosur

Një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident të rëndë në aksin Shëngjin-Lezhë. Dy makina janë përplasur dhe njëra ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht nuk raportohen viktima por vetëm gjashtë persona të plagosur. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga burimet policore bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Ngjitur me njërën nga makinat e aksidentuara ka qenë edhe një shtyllë elektrike cila nuk është shkëputur, pasi në të kundërt pasojat mund të kishin qenë fatale për shkak të rrymës.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe zjarrëfikset. Këto të fundit kanë larë rrugën nga vaji i derdhur për të shmangur aksidente të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...