Hapni veshët mirë: Ermal Mamaqi ju tregon si të bëheni të pasur

Moderatori i njohur i “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale ku nëpërmjet videove të ndryshme dhe fotove shkrinë së qeshuri fansat e tij.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video në të cilën i ka dhënë disa këshilla fansave të tij. Video e tij është parë dhe është komentuar shumë nga fansat të cilët kanë rënë dakord me të.

“Një tregim i shkurtër. Nga jeta kemi mësuar shumë gjëra, por një nga mësimet më të rëndësishme që mund t’ju bëjë punë në këto momente të jetës është se: kur unë kam qenë në shkollë dhe rrija me njerëz, po themi me 5 njerëz të çuditshëm , unë isha i gjashti. Pasi lëviza dhe fillova të rrija me 5 njerëz të televizionit unë u bëra i gjashti. Në qoftë se ti po rri me 5 dështak atëherë ti je i gjashti, në qoftë se do rrish me 5 njerëz të pasur ti do jesh i gjashti. Pyete veten cilët janë 5 personat me të cilët kalon kohën tënde dhe do zbulosh që ti je i gjashti”, ka përfunduar ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...