Një ngjarje pazakontë ka ndodhur në Liverpool, ku pronarët e një restoranti pretendojnë se kanë humbur më shumë se 1 mijë paund, pasi dhjetëra klientë janë larguar pa paguar, kjo pas një alarmi fals për zjarr.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në “Panam Restaurant & Bar”. Një gabim në sistem shkaktoi alarm fals për zjarr në disa restorante.

Sipas medieve të huaja, pasi iu thanë klientëve të largoheshin për të qenë më të sigurt, pjesëtarët e stafit thanë më pas se gati 50 prej tyre nuk u kthyen më për të paguar faturat.