Disa gjëra që tregojnë se lidhja juaj nuk është duke funksionuar

Zakonisht pas një ndarje dhe përfundimit të një lidhje, ne pyesim veten se pse ka ndodhur.

Madje, shpesh herë edhe e fajësojm vetën tonë, partnerit, apo edhe rrethanat.

Mirëpo, e duhura është që të i analizoni situatat dhe të kuptoni se a keni qenë të dy të gatshëm për të ndërtuar një lidhje serioze, raporton Bright Side.

Më poshtë gjeni disa shenja ku tregojnë se lidhja juaj është duke shkuar keq apo thjeshtë nuk është duke “funksionuar”.

Zhvillimi personal dhe i karrierës

Kur jeni në një lidhje të shëndetshme, ju keni kohë për vetën për punët dhe shoqërinë tuaj. Partneri juaj gjithmonë do të ju mbështes, dhe nuk janë xhelozë në të arriturat e juaja.

Nëse shihni se ju keni më pak shokë/shoqe, karriera juaj ka ngecur dhe jeta juaj është vetëm e përkushtuar në lidhjen tuaj, atëherë ajo lidhje nuk konsiderohet si lidhje e shëndetshme.

Sjellja ndaj partnerit

Njëra prej rregullave kryesore të lidhjeve thotë se duhet ta pranoni partnerët për atë që janë. Sigurisht, ju mund të ndikoni në disa ndryshime të mendimeve, por nuk duhet t’i detyroni që të përkulen përpara vullnetit tuaj.

Emocionet

Ju nuk duhet të ndjeheni të pa rehatshëm me partnerin tuaj. Nëse një ditë jeni shumë të emocionuar për lidhjen tuaj, ndërsa ditën tjetër mendoni të ndaheni, është koha që ta ri mendoni dhe ta analizoni lidhjen tuaj. Jo stabiliteti i emocioneve nënkupton se lidhja juaj nuk do të funksionoje.

Problemet

Të gjithë çiftet kohë pas kohe, përballen me probleme, por mënyra se si i qaseni atyre problemeve tregon shumë për lidhjen tuaj. Në një lidhje të shëndetshme, problemet vetëm sa ju bëjnë më të fortë. Partnerët asnjëherë nuk e fajësojnë njëri tjetrin, por i zgjedhin problemet së bashku.

Besimi

Xhelozia është njëra prej arsyeve më të shpeshta që çon deri tek ndarja e çifteve. Nëse ju dhe partneri juaj keni vetëbesim fillimisht, dhe pastaj besoni tek njëri tjetri, ju nuk do të keni nevojë të i kontrolloni në çdo hap.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...