Temperaturat pērvëluese, ky ishte qershori më i nxehtë

Qershori 2019, që është karakterizuar nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti në Europën Perëndimore, ka qenë muaji qershor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas këtyre të dhënave të shërbimit europian Kopernikus mbi ndryshimin klimatik, termometri në muajin qershor ka treguar 0,1 gradë Celsius më shumë se sa në rekordin e mëparshëm (qershor 2016), por më shumë këtë të nxehtë e ka vuajtur Europa, ku temperaturat kanë qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normën.

Shumë rekorde u thyen javën e fundit në shumë vende europiane të mbytura nga i nxehti për shkak të një ajri të ngrohtë të ardhur nga Saharaja.

Temperaturat kanë kaluar normat me 10 gradë Celsius në Gjermani, veri të Spanjës, Itali dhe Francë, ku u arrit të premten rekordi absolut prej 45,9 gradë Celsius.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...