Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka bërë thirrje që palët politike në vendin tonë të ulen sa më parë në dialog, në mënyrë që të çojnë përpara Reformën në Drejtësi dhe atë elektorale.

Kjo deklaratë e Sorecës vjen një ditë pas akuzave të presidentit Meta e cili e quajti Reformën në Drejtësi një Ramaformë, që sipas tij ka humbur rolin për të cilën u besua në fillim.

“Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Është gjithashtu koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është ei pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë që të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar.

Për më tepër, puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi për reformën elektorale. Të gjitha institucionet dhe udhëheqësit politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në pikëpamje të vendimit të KE-së në muajin Tetor. BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”, shkruan Soreca në deklaratën e tij.