Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e sotëm Kryesinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje vjen pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku socialistët dolën fitues në të gjitha bashkitë, pasi opozitë refuzoi të marrë pjesë.

Fill pas këtyre zgjedhjeve, kriza politike në vend është thelluar edhe më shumë. Bëhet me dije se pikërisht kjo situatë do të diskutohet sot në mbledhjen e Kryesisë.

Një pikë tjetër diskutimi pritet të jetë edhe presidenti Ilir Meta, i cili që prej ditës së djeshme i ka intensifikuar sulmet ndaj PS dhe kryeministrit Rama.

Meta ka dekretuar 13 tetorin si datë kur do të mbahen zgjedhjet, ndërsa dje propozoi se për ti dhënë një zgjidhje situatës në këtë datë duhet të bëhen edhe zgjedhjet e përgjithshme.