Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Pa grim ndonjëherë ndihemi lakuriq dhe të paplotësuar. Megjithatë, yjet botërore gjithnjë e më shpesh fotografohen pa kurrfarë grimi, madje edhe në tepihun e kuq shëtisin pa grim

Trendi i ri në rrjetin shoqëror Instagram ka iniciuar plotësisht një mënyrë të re grimi – pa maskarë.

Mënyra e këtillë e re e grimit do t’ju kursejë kohën e heqjes së grimit dhe e pastrimit të fytyrës, ndërkaq do ta bëjë dukjen tuaj më të freskët.

Kur e hiqni maskarën, mbetja e grimit do të duket më natyrshëm. Vëmendjen do ta orientoni në pjesët e tjera të fytyrës të cilat e meritojnë këtë, siç janë hijesimet shumëngjyrëshe në sy apo mollëza të theksuara.

Për këtë arsye grimerët e famshëm në javët e modës gjatë këtij viti manekinet i kanë dërguar në pista fare pa maskarë.

Edhe një përparësi është që nuk do të prishni grimin kur pa dashje fërkoni sytë apo jeni të përgjumur.

Kujtohuni se sa herë nuk e keni pastruar mirë maskarën para se të shkoni të flini gjumë, andaj të nesërmen jeni munduar me mbetjet dhe ngjyrën e zezë nën sy.

Me trendin e ri do të shmangni çdo nervozizëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...