Nuk i njohin votimet e fundit moniste dhe kësisoj nuk kanë ndërmend ti lejnë zyrat. Ky është vendimi i tyre pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta.

Në takimin me ta kryetari Basha, i ka qetësuar duke i garantuar bashkiakët e djathtë se gjatë këtyre ditëve do të ketë zhvillime konkrete, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.

“Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.” tha kryetari i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.

“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit”

Të mërkurën, Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashkiakët e djathtë.