Gazetari Artan Hoxha ishte në studio e Report tv ku foli për situatën politikr në vend. Ai tha se presidenti Ilir Meta tashmë duhet të japë llogari për

incidentet dhe konfliktin civil që paralajmëroi kur anuloi zgjedhjet.

“Dekreti që zhdreketoi 30 qershorin, në argumentimin që bëri presidenti, një nga arsyet kryesore ishte fakti se presidenti për shkak të pozicionit qa ka thoshte se justifikohej nga situata që ndodhet vendi, duke thënë se kishte informacione se do kishte përplasje dhe luftë.

Sot ai ka një detyrim të thotë se ku i ka marrë këto informacione. Policia është përpjekur që në të gjitha bashkitë me probleme të shoqërojë personat me probleme. presidenti deklaroi se nëse 30 qershori do të ndodhte si ditë votimesh apo zgjedhje do shkonte në konflikt civil.

Kjo gjë nuk ndodhi. Pamë disa incidente përpara në Kavajës, Shkodër, Dibër po në ditë që ishte lajmëruar se do të ndodhte gjithë kjo katrahurë, nuk ndodhi asgjë. Jo më kot kërkova që presidenti të na japë shpjegim çfarë informacionesh kishte”, tha Artan Hoxha.