Ilir Meta është ankuar publikisht për retorikën e kryeministrit Edi Rama, i cili herë pas here e quan “Burri i Monikës”.

Presidenti e ka paralajmëruar që te mos e quajë më ashtu, pasi bashkëshortja e tij Kryemadhi i ka rregulluar punët e saj, duke kujtuar se ka një pallat dinjitoz: “Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit.

Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re.

I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin dhe janë hallexhinj, jo Monika”, tha Meta.