Trupi i pajetë i futbollistes së Zvicrës, me origjinë Shqiptare, Florijana Ismaili është gjetur në një thellësi prej 204 metrash në liqenin “Como”, në Italinë Veriore, pas një aksidenti. Trupi i pajetë i 24-vjeçares u zbulua, pasi ishte shpallur e humbur që prej tre ditësh.

Ismaili po kalonte pushimet e saj në këtë destinacion, vetëm 16 km larg kufirit te Zvicrës. Shqetësimet filluan të shtoheshin pasi ajo nuk mundi më të dilte në sipërfaqe pas një zhytje në liqenin “Como”, gjatë paradites të kësaj të shtunë që lamë pas.

Xherdan Shaqiri ka ndarë dhimbjen e tij për këtë tragjedi duke shkruar: “Jam tmerrësisht i shokuar nga vdekja e Florijana Ismailit. Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona për familjen Ismaili dhe të afërmve të tyre.”

Sipas gazetës Italiane/ Corriere della Sera, Ismaili ka vizituar këtë vend me një mik të skuadrës dhe kishin marrë me qira një varkë pranë “Musso-s”