Pas përfundimit të votimeve, kryeministri Edi Rama e cilësoi historik këtë 30 Qeshor. Në një dalje për mediat Rama tha se sot fitoi e ardhmja, shteti, forca e politikës, qytetaria, shpresa.

“Dua të jem i qartë për të gjithë qysh sot. Ne nuk fituam ndonjë betejezgjedhore të radhës për mandatin e ardhshëm të bashkive, por fituam përgjithmonë lu.ften për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Nga sot, pësimi i atyre që guxuan ta ndërmarrin aventurën e gjysmës së mbrapshte të këtij viti është një mësim jo vetëm për ata, por për të gjitha partitë politike shqiptare dhe përgjithmonë.

“Pas pak hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë e çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e re që hija e marrëzisë përçarëse ka lënë pas. Shqipëria nuk e meritoi çka pa e c’dëgjoi këto kohë. Zgjedhësit e këtij vendi nuk e meritonin atë llum të zi të hedhur në mediat e botës, të një qameti që nuk ndodhi. Sot populli foli qartë dhe bukur. Qoftë duke shkuar të votojnë, apo jo, folën me gjuhën e paqes. Ata kthyen në ditë paqeje. U kry për bukuri me një llaf!”

Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën, por për të drejtën.

Ishte fitore e vështirë, mbase më e vështira. Sot 30 Qershori që dukej sikur nuk do vinte kurrë, po ikën paqësisht. Faleminderit miqve e partnerëve të palëkundur të Shqipërisë demokratike. Faleminderit SHBA-ve dhe përfaqësisë së saj në Tiranë, BE-së, faleminderit OSBE-së dhe çdokujt tjetër dhe përfaqësuesit të nderuar që dhanë një dorë në këtë beteejeabsurde.