Majko: Nga 1 korriku të veprojmë ndryshe me njëri – tjetrin

Ministri i Diasporës Pandeli Majko bëri thirrje për reflektim të palëve politike dhe sugjeroi që nga 1 korriku të mos veprohet më në këtë mënyrë.

“Nga 1 korriku shpresoj që ne të gjithë të ulemi dhe të shikojmë për një mënyrë tjetër të vepruari përballë njëri-tjetrit”, deklaroi Majko.

Pasi kreu procesin e votimit në qendrën e tij në Tiranë, Majko u shpreh për mediat edhe në lidhje me pjesëmarrjen e ulët në votime. Pavarësisht raportimeve për pjesëmarrje të ulët në të gjithë vendin Majko e cilësoi si normale kuotën e pjesëmarrjes përsa i përket votuesve të Partisë Socialiste.

“Nga 1 korriku shpresoj që ne të gjithë të ulemi dhe të shikojmë për një mënyrë tjetër të vepruari përballë njëri-tjetrit”, deklaroi Majko.

Thirrje për reflektim duke filluar nga dita e nesërme bën edhe Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Shpresoj që klasa politike, edhe ata që vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje, të fillojnë nga 1 korriku të bëjnë analizën e tyre. Edhe mazhoranca nuk duhet ta quajë veten fituese, por të bëjë analizë”, tha Ruçi.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha: “Sigurisht që mospjesëmarrja e opozitës na shqetëson, por opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të marrë pjesë. E rëndësishme është liria për të votuar dhe kjo është e garantuar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...