Presidenti Meta mesazh për të dielën e votimeve

Një ditë para votimeve, presidenti Ilir Meta bën sërish thirrje për qetësi. Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë larg zhurmës, tensioneve dhe streseve

“Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”, thekson kreu i shtetit.

Një ditë më parë ai u ka bërë thirrje njerëzve që të respektojnë bashkëqytetarët që do të shkojnë të votojnë në 30 qershor, në ato që ai i quan “zgjedhje socialiste”.

Presidenti i Republikës dekretoi datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Ai tha se kjo shtyrje me 3 muaj do të ishte një mundësi reflektimi për të gjitha palët. Por kryeministri Edi Rama tha menjëherë se akti i tij ishte i pavlefshëm. Opozita këmbëngul me protestat e saj për zgjedhje të parakohshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...