Politikani Nard Ndoka, që ka qenë deputet në shumë legjislatura sa në një aleancë në tjetrën, së fundi vendos ta thyejë heshtjen zgjedhore me një status që i lë gojëhapur të gjithë.

Ai thotë se për herë të parë në 30 vjet Presidenti nuk do të votojë, duke e sqaruar përfundimisht pozicionin e Metës pro opozitës në të gjithë veprimtarinë e tij të deritanishme si president.

Sipas Ndokës, kjo nuk është një gjë normale, pasi nuk mundet që një president të mos votojë, por duke qenë se ishte ai “strumbullari” I situatës, e arsyeshme është të mos shkojë në votim.

Madje, vetë Presidenti ka pohuar se do të jetë një e diel e bukur, madje edhe për plazh.