MILIARDERËT e horoskopit/ njihuni me shenjat që notojnë në para

Meqë nuk ekzistojnë sferat e kristalit për të parë të ardhmen, shenjat e horoskopit ndonjëherë na tregojnë ndonjë detaj të vogël i cili realizohet.

Ata që besojnë shume në astrologji thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka nga restoranti ynë i preferuar deri në llojin e partnerit që ne do të martohemi. Dhe tani, të dhënat e reja sugjerojnë se mund të jenë edhe në gjendje të parashikojnë shansin tonë për t’u bërë një miliarder. Nëse je një Luan, e konsideron veten me fat.

Studiuesit në vendin e punës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, zbuluan se nga të gjithë miliarderët në listën e lëshuar së fundi të Fortune 400, ishin më shumë të shenjës së Luanit (23 korrik – 22 gusht) sesa çdo shenjë tjetër. Në listë ishin 28 miliarderë me këtë shenjë horoskopi. Demi ishte në vendin e dytë, me 24 miliarderë, e ndjekur nga peshorja, me 23. Dashi ishte i fundit me vetëm 12 miliarderë. Ja lista e plotë:

Luani: 28

Demi: 24

Peshorja: 23

Ujori: 22

Binjakët: 21

Virgjëresha: 21

Bricjapi: 21

Peshqit: 21

Gaforrja: 20

Shigjetari: 18

Akrepi: 16

Dashi: 12

Analistët kanë ndjekur marrëdhënien mes muajit të lindjes dhe normave të suksesit për vite. Kohët e fundit, studiuesit në Universitetin e Torontos zbuluan se foshnjat e lindura në shtator kanë shansin më të lartë të ndjehen të sigurt në vetvete dhe të shkojnë në Universitet e më tej të jenë të fokusuar në studime.

Foshnjat e shtatorit gjithashtu kishin shansin më të ulët për të qenë kriminelë dhe për tu futur në burg. Kjo është pak më ndryshe nga ajo që zbuloi studimi i miliarderit. Foshnjat që kishin mundësi për të qenë miliarderë ishin ose të shenjës së Luanit ose të Virgjëreshës dhe pse duhet ta pranojmë që kjo nuk është një shkencë e saktë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...