FUNDJAVË NË SHIROKË…? JO FALEMINDERIT (FOTO)

Me ardhjen e stinës së verës natyrisht që destinacionet më të shpeshta të qytetarëve shkodranë janë vendet në të cilat mund të relaksohen e freskohen.

E ndërmjet këtyrë vendeve mund të rendismit pikën turistike të Razmës, plazhin e Velipojës apo edhe Shirokën sa i përket edhe frekuentimit masiv nga vizitor e pushues të ndryshëm.

Por duke qënë se Shiroka është si një nga destinacionet më të afërta atëherë kjo mbetet edhe si një alternativë më e shpejte dhe mjaft e preferuar nga shkodranët. Por që në momentin që vendos të kalosh fundjavën atje ajo më të cilën përballesh që në hyrje të Shirokës janë mbeturinat e hedhura thuajse kudo në rrugë. Duke vijuar pak metra më tej një tjetër panoramë jo e këndshmë që të paraqitet pasi qendra e Shirokës prej sa e sa kohësh është kthyer në një kantier ndërtimi të cilat duken se nuk do të përfundojnë kurrë edhe pse nga sa është thënë nga përfaqësues të institucioneve përgjegjëse ky rikualifikim i kësaj zone do të përfundonte pa nisur sezoni veror por kjo nuk ndodhi.

Gjithësesi punimet në këtë zonë vijojnë edhe pse ecuria e tyre është e dukshme ama duhet thënë se vijimsia e këtyre punimeve në këtë periudhë e penalizon jo pak turizmin dhe frekuentimin nga qytetarët shkodranë apo vizitorët nga qytetet e tjera ose të huaj. Por relaksi që përfiton duke shkuar më tej dhe për tu freskuar në plazhin publik bën që këto pakënaqësi sa i përket mbeturinave apo ndërtimeve që po realizohen ti lësh pas. Por një tjetër habi gjen në kabinat e drurit që janë vendosur për pushuesit që ti përdorin si dhoma zhveshjeje.

Ajo çka të paraqitet është se këtyre kabinave apo dhomave kanë nisur ti vidhen edhe dërrasat më të cilat janë dnërtuar ku duket se ato dërrasa janë shkulur për ti djegur në pjesën e zallit. Sa i përket këtyre kabinave ato u përuruan në vitin 2013 nga Bashkia Shkoder e cila kishte si plan të ndërtonte edhe shumë të tjera brigjeve të Liqenit të Shkodrës deri në Zogaj. Asokohe u shpenzuan si fillim 3 milione lekë të reja ku u instaluan këto kioska prej druri por sa i përket këtij plani me kaq u mjaftua Bashkia dhe nuk vijoi më tej pasi në vazhdim nuk u ndërtua asnjë kabinë tjetër. Tashmë u bënë vite që këtyre dhomave u janë vjedhur dyer e dritare e tashmë edhe dërrasat më të cilat janë ndërtuar.

Realitet i hidhur është se brenda pak kohësh këto kabina dukshëm nuk do të ekzistojnë më për shkak të mos mirëmbajtjets nga organet kopetenete e njëkohësisht edhe nga mos ndërgjegjësimi i qytetarëve apo frekuentuesve të Shirokës.

Duket se me përfundimin e mandatit kryetarja e bashkisë së Shkodrës po mjaftohet vetëm me rikonstruksionin e disa rrugëve të qytetit të cilat edhe ato ka vendosur që pikërisht ti realizojë vetëm në vitin e fundit të mandatit të saj 4 vjeçar si kryetare e bashkisë por që mesa dukët Shirokën e ka harruar. Duhej që pikërisht këtij vendi më bukuri të mëdha natyrore ti dedikohej shumë vëmendje duke marrë parasyshë që pavarësisht gjendjes aktuale vijon të tërheq vizitorë të ndryshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...