Një puthje mes dy femrash që tërhoqi vëmendjen përtej futbollit e që bëri xhiron e botës në turneun e Francës.

Mes Suedisë e Danimarkës ekziston rivaliteti më klasik mes “kushërinjve”. Të ndarë nga një ngushticë vetëm 4 kilometra, dy vendet ngacmohen gjithnjë me njëri-tjetrin, edhe kur justifikimi është një ndeshje futbolli. Por foto që emocionoi Suedinë pas 1/8 e finaleve kundër Kanadasë fsheh një histori që i ka rrënjët pikërisht në këtë rivalitet.

Pas kualifikimit në cerekfinale, Magdalena Eriksson vrapoi buzë fushës e festoi me një puthje për të dashurën e saj Pernille Harder, edhe ajo me uniformën verdheblu. Për këtë të fundit, në fakt ishte një gjest dashurie të mbante veshur fanellën suedeze,

sepse ajo është daneze dhe rreth 12 muaj më parë – pikërisht kundër Suedisë – u detyrua ti thoshte lamtumirë Botërorit. Me shiritin e kapitenes në krah, doli e mundur 0-1 nga ndeshja decizive kundër Suedisë së të dashurës së saj, që atë ditë festoi kualifikimin.