Ndonjëherë gjithaçka duam është një shenjë ! Engjëjt mbrojtës zakonisht konsiderohen si lajmëtarë qiellorë nga Perëndia dhe janë aty për të na dërguar sinjale ose për të na mbrojtur !

Besofshi apo jo, nuk ka sesi të mos keni ndjerë të paktën një herë në jetë praninë e një ëngëlli mbrojtës në një situatë të caktuar. Ekziston një tjetër linjë e mendimit që i barazon engjëjt me qeniet shpirtërore që ekzistojnë në një frekuencë tjetër !

Gjenden në tokë, energjia e tyre është e padukshme dhe na shfaqen përpara në forma të ndryshme. Këto shenja shpesh janë të vogla dhe të parëndësishme, por këto janë shenjat që engjëlli juaj kujdestar është me ju!

1.Pendët

Një nga shenjat më të zakonshme të engjëjve është një pendë e vogël. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse penda gjendet diku ku nuk gjenden zakonisht pendët. Engjëjt pëlqejnë të lënë pendë si një kujtesë se ata janë atje. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dikush ka gjetur një pendë të bardhë.

2. Monedhat

Besohet se engjëjt shpesh lënë qindarka dhe monedha të tjera në rrugën e atyre që kanë nevojë për një shenjë. Ata e bëjnë këtë për t’i ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe se gjithmonë ka shpresë. Ndonëse monedha nuk ka vlerë të lartë monetare, na vendos buzën në gaz kur e gjejmë

3. Retë

Simbolet dhe figurat e ndryshme tek retë janë gjithashtu sinjale të ëngjëjve mbrojtës. Nuk është e pazakontë të shohësh zemra, lule, apo edhe formën e një engjëlli në re. Ky është engjëlli juaj kujdestar që ju sheh nga lart.

4. Prekja apo ndjesia se pranë keni një person (energji pozitive)

Ndonjëherë mund të ndodhë të ndjeni praninë e një energjie që ju vërshon përmes trupit! “Engjëjt e tu mund të të arrijnë te ju, në mënyrë shumë delikate dhe t’ju përqafojnë me krahët e tyre të dashurisë. Ata nuk lejojnë që prania e tyre të jetë e dukshme, por vetëm të ndihet.