Teatrin Migjeni e rikunstruktoi qeveria Rama por e p.ërdhunon trimja Voltana! Aktori i njohur, “kryqëzon” Voltana Ademin

Aktori Bruno Shllaku ka reaguar pas posterit të vendosur në teatrin “Migjeni” në Shkodër ku paralajmërohen protesta nga dita e nesërme dhe që do të zgjasin deri më datë 2 korrik.

Në një deklaratë për mediat, Shllaku shprehet se nuk do të lejojnë përdorimin e teatrit “Migjeni”, në këtë lloj mënyre.

Ai thekson se do të dalë të protestojë me shumë të rinj, pasi përdorimi i teatrit për politikë është një fenomen i turpshëm. “Jemi këtu bashkë me gocat dhe çunat, me këtë grup simpatik. Po presim të hapet dhe të marrim ndonjë biletë për të parë këtë që kemi këtu pas shpine.

Këto lloj fletë rrufesh që flasin në emër të gjithë qytetit, të gjithë bashkë nuk e di ku është gjithë bashka?! Por këtë e dinë ata. Pas kishave dhe xhamive është teatri ‘Migjeni’ në qarkun tonë, edhe më takon mua të parit që të protestoj dhe të protestoj fuqishëm bashkë me këtë rini që kam këtu mbrapa, që teatri të mos keqpërdorohet dhe të mos përdhunohet kështu.

Mjaft! Ka vite që përdhunohet prej njerëzve të paaftë, inkopetenta, aksidentalë dhe kryesisht nga drejtoresha e teatrit, që më vjen turp të them fjalën drejtoreshë.

Është turp një turp madhor që bëhet lëtu. Jmi mësuar këtu që shohin teksa interpretojnë Tinka Kurti, Zef Jubani. Kjo nuk duhet të ndodhë

Kanë shtëpia, bahçe dhe prona boll, ti varin atje në gozhdë dhe të kënaqen. Kjo është fjala ime që kam katër vite që flas për teatrin ‘Migjeni’. Ja se ku e cuan teatrin dhe kjo epidemi po merr fund.

Në datën 1 korrik këto njerëz janë të gjithë të zbythur dhe do të kenë turp që të trokasin edhe me biletë për të hyrë në këtë tempull të shenjtë,”- tha aktori Bruno Shllaku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...