Këshilli i Europës zhduk nga faqja zyrtare njoftimin që gëzoi Partinë Demokratike

Kongresi i Këshillit të Europës do te jetë i pranishëm me vëzhgues në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri.

Ndryshe nga çfare ka deklaruar PD dhe kryetari i saj, Basha, Kongresi i Këshillit të Europës ka hequr nga faqja zyrtare në internet deklaratën lidhur me vezhgimin e zgjedhjeve, duke konfirmuar tërheqjen nga qëndrimi i mëparshëm dhe sjelljen e vezhguesve te saj ne Shqiperi.

Aktualisht në faqe nuk ekziston asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, çka lë të kuptohet se ky autoritet ka qenë i keqinformuar nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Më parë, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që përfaqësuesit e tij të mos vinin në Shqipëri.

Por ai bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...