Braçe sulmon Voltana Ademin: Molotana mblidh plehrat, boll i lëshove rrugëve, 30 qershor jepi fund ti

Erion Braçe, zv/kryeministri ka sulmuar kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, pas kjo ka paralajmëruar protesta nga ana e demokratëve. Në Instagram ai ka publikuar një foto me plehra ku shprehet se kryetarja e Bashkisë duhet të mbledhë njëherë plehrat dhe se 30 qershori i jep fund kësaj situate.

 

“Molotana apo Boltana: Mblidhi plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal ne Shkoder! 30 qershor jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!”, shkruan Braçe në rrjetin social.

Theksojmë se kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka dalë kundra zgjedhjeve të 30 qershorit dhe është shprehur se nuk do t’i lejojë ato që të zhvillohen në qytetin e saj.

 

Një ditë më parë për zgjedhjet e 30 qershorit Bashkia Shkodër ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestat që do të nisin në këtë qark që nga dita e sotme. Mësohet se protestat do të zgjatin që nga data 27 qershor deri më 2 korrik. Një detaj që vihet re është se protestat do të zgjatin 12 orë, nga 7:00 e mëngjesit deri në 19:00 të mbrëmjes.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...