Pesë sekrete për nxirje të menjëhershme në plazh

Vera erdhi dhe ajo që të gjithë kërkojnë me siguri është një nxirje e shpejtë dhe e qëndrueshme. Po si të nxihemi sa më shpejt? Më poshtë do ju zbulojmë pesë sekrete dhe këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni.

Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim.

Përgatitni lëkurën ndaj diellit

Mos e nënvlerësoni, lëkura është themelore për të arritur nxirjen e dëshiruar. Mbajeni lëkurën të pastër e të hidratuar. Duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qëndrueshme dhe uniformë.

Të ushqyerit

Ushqehuni në mënyrë të pasur e shëndetshme, me ushqime të cilat stimulojnë melatoninën. Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota, sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

Merrni rreze pranë ujit

Të qendroni pranë pishinës ose bregdetit përshpejton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.

Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell

Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

Hidratimi

Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratues, i cili do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...