Në vlerësimin e dhenë lidhur me qënien apo jo të datës 30 qershor, të çdekretuar nga presidenti i Republikës si datë e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor, analisti Aleksandër Çipa ka thenë se nuk preferon ta quaj të tillë. Dhe jo sepse është i ndikuar nga hedhja poshtë e datës së mbajtjes së tyre prej Dekretit presidencial, por prej faktit se edhe pse do mbahen në 30 qeshor votuesit nuk kanë çfarë zgjedhin.

“Nuk do ta quaja datën 30 qershor datë zgjedhjesh, sepse nuk kemi çfarë të zgjedhim. 30 qershori nuk jep as fitues dhe as humbës. Nuk dalin dot më këshillat bashkiakë, si do të zgjidhen përderisa nuk ka palë? Nuk ka sesi. Nuk i merr dot 100% edhe sikur të dojë. Maxhoranca ndjek një vendim politik për të mos i shërbyer vakumit që la pala tjetër, sepse nuk ka njeri në këtë vend që i jep të drejtë opozitës për ikjen nga institucionet,” ka thenë Çipa i qenë pjesë e panelit të emisionit “Tempora”, ku si temë diskutimi është “30 qershori shansi i fundit”. /CNA.al