Pak ditë më parë u tha se këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, do të sjellë një këngë të re me një videoklip të xhiruar në Stamboll. Sipas “Prive, Elvana këtë verë do të vijë me dy këngë, ku njërën e ka bashkëpunim me një këngëtar të njohur të skenës shqiptare.

Ka qenë stilisti i Elvanës, Valdrin Sahiti ai që ka zbuluar sot pamjen me të cilën do e shihni këngëtaren në klip.Elvana shfaqet me një fustan me zinxhirë dhe një aksesor në kokë që i përshtatet look-ut të metaltë.