Edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vite nga shfaqja për herë të parë e serialit të njohur ‘’Baywatch’’, Pamela Anderson vazhdon të mbahet mend, por edhe të konsiderohet, si rojtarja e plazhit më e njohur e të gjitha kohërave.

Edhe pse nuk është më pjesë aktive e kinematografisë, ajo ngjall gjithmonë interes ndjekësit e saj dhe sigurisht që lidhja me futbollistin e njohur francez Adil Rami, 18 vite më i ri se ajo, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së tyre dhe medieve.

”Njoha atë dhe jeta ime ndryshoi. Ai kujdeset për mua dhe më bën të ndihem një princeshë”.-do të shprehej ajo para 1 viti, ndërsa sot ka habitur të gjithë me postimin e saj në Instagram. 51 vjeçarja ka akuzuar publikisht 33 vjeçarin se e kishte tradhtuar duke e etiketuar “një përbindësh”.

“Është e vështirë ta pranosh. Dy vitet e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Më mashtroi, më bëri të besoj se po jetonim një dashuri të madhe! Jam e shkatërruar. E mësova tani se ai po jetonte një jetë të dyfishtë. Ai tallej me lojtarët e tjerë që kishin të dashurat në apartamente pranë grave. I quante ata burra monstra.

Por kjo është më keq! Ai gënjeu për gjithçka. Si ka mundësi që i kontrollonte zemrat dhe mendjet e dy grave, jam e sigurt që ka pasur të tjera! Si ka mundësi që kam ndihmuar të tjerët dhe nuk isha mjaftueshëm e zgjuar për të ndihmuar veten!”-shkruan ajo.