Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbajti mëngjesin e kësaj të hëne një konferencë për shtyp, ku u shpreh edhe njëherë i bindur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë, pasi e konsideroi nul vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohe, me të mbaruar kjo konferencë e thirrur që në orën 08:00, Meta ka zgjedhur të pijë kafen e mëngjesit me gazetarët.

Në fotot e publikuara nga LSA, Meta duket se ka hequr kollaren, ndërsa ka përveshur mëngët.

Duket se pas komunikimit në publik, kreu i shtetit do të ketë edhe një bashkëbisedim tjetër jashtë kamerave me gazetarët lidhur me situatën e rëndë politike.