Ish-velina e emisionit ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media. Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto dhe video që tërheqin vëmendjen e fansave.

 

Së fundmi, Kejvina ka nisur pushimet dhe ka publikuar vazhdimisht foto nga vendi ku pushon, ku nuk kanë munguar edhe pozat me rroba banjo.

 

Në një foto ajo shihet e veshur me disa rroba banjo të bardha, pranë së cilës ka shkruar: “Në fustanin tim të nusërisë”, duke nënkuptuar kështu që kur të martohet nuk do të jetë aspak një nuse e zakonshme.