Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ‘ndezur’ atmosferën me performancën e saj. Ajo ka nisur sezonin veror dhe gjendet në jug të Shqipërisë ku po shijon këto ditë të nxehta.

Bukuroshja kosovare ka postuar foto e video, por ajo që bie në sy është kërcimi sensual që ka realizuar ajo në një nga videot e postuara në Instagram.

Mbështetur mbi një strehë plazhi, më një muzikë tërheqëse në sfond, Beatrix Ramosaj ka ‘tërbuar’ ndjekësit me kërcimin provokues. Me bikini dhe e ulur në gjunjë, lëvizjet e saj janë tepër sensuale.

“Ti po drejton mënyrën se si unë lëviz”- shkruan Beatrix Ramosaj në profilin e saj në Instagram.