Në deklaratën për mediat nga Presidenca, Ilir meta u pyet nëse ai ishte gati që të jepte dorëheqjen.

Meta u shpreh se ai nuk mund të jepte dorëhqjen, pasi institucuioni që ai drejton nuk ësthë i tij, por i të gjithë Shqiptarëve. Më tej ai u shpreh se nuk mund të linte që Shqipëria të kthehej në koloni të fondacioneve të huaja.

“Ky institucion nuk i përket Metës, por Republikës, dhe ku institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi nga ky do të fillojë ringritja e Republikës, dhe nuk do të bëhet vendi koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar, është vend që i takon gjithë shqiptarëve, ndaj këtu do të kemi deri në 24 korrik të vitit 2022”, tha Presidenti.

Meta mbajti një konferencë për mediat dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajit Organizata Socialiste.

Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ringirtja e Republikës.