I nxehti ekstrem përvëlon Evropën, temperatura deri në 47 gradë

Franca është goditur nga i nxehti i madh, me temperatura që do të kalojnë 40 gradë C këtë javë – duke thyer kështu rekordin për qershor.

Temperaturat pritet të arrijnë 35 gradë sot dhe të ngjiten edhe më lartë, derisa kulmi i të nxehtit të arrihet të enjten dhe të premten.Veriu i vendit – duke përfshirë Parisin – do të preket më së shumti.

Fontana të përkohshme janë vendosur nëpër vende publike dhe janë hapur shumë pishina, të cilat do të qëndrojnë hapur deri vonë për të luftuar të nxehtin ekstrem

Lagështia e ajrit do të bëjë që në kryeqytet temperatura prej 40 gradë C të duket si 47. Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika do të thyejnë gjithashtu rekordin për nxehtësi në qershor gjatë ditëve në vijim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...