Depilimi me sheqer, receta tradicionale që nuk dështon kurrë

Stina e dimrit është stina më pak impenjative në krahasim me periudhat e tjera të vitit.

Mund të vishni të njëjtën pallto gjatë gjithë kohës e askush të mos e vërë re, të mbani flokët me të njëjtën kapje e sërish të mos ngjallni zëra rreth jush, më e rëndësishmja mund të mos depiloheni. Por me ardhjen e verës, duhet ta mendoni seriozisht këtë gjë, shumë seriozisht do të thonim.

Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës së një femre, por në njëjtën kohë një proces jo shumë i lehtë i cili jo rrallëherë mund të shoqërohet me incidente të vogla si skuqje, lëkurë e irrituar, shenja vrajash e prerjesh si pasojë e briskut etj. Nëse jeni të pavendosur për mënyrën si të depiloheni ( përmendim këtu depilimin me pe, brikun, trajtimi me lazes, strishat e dyllit etj)

Ndësa ne ju propozojmë një recetë shumë interesante. Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t’i rezistojë kohës dhe është një nga metodat më të mira për të shpëtuar një herë e përgjithmonë (dmth për një muaj) nga qimet e bezdisshme. Porcionet e përbërësve mund t’i ndryshoni sipas dëshirës dhe nevojës.

Në një tigan shtoni 2 lugë gjelle sheqer kaf, 1  gote ujë të vakët 100 ml, lëng limoni sipas dëshirës, këshillonheni të përdroni lëng natyral duke shtrydhur gjysmë limoni. Përzieni mirë përbërësit mirë me njëri-tjetrin derisa të lidhen dhe lërini të ziejnë për disa 5-6 minuta. Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në një enë qelqi.

Kujdes, shqeri nuk mund të jetë shumë i nxehtë pasi rrezikon të plasarisë vazon. Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt.

Ndryshe nga depilimi me brisk, ku është e nevojshme që lëkura të jetë e lagur dhe e hidratuar, në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë. Por pas depilimit mund të aplikoni sipas dëshirës xhel aloe vera ose vaj esencial.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...