KISHA E SHKODRËS MESAZH PËR POLITIKËN

Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës po ndiqet me shqetësim të madh edhe nga komuniteti fetar në Shqipëri.

Kështu, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër Pult, ka publikuar një mesazh të Arqipeshkvit Angelo Massafra i cili shprehet se në dioqezën në fjalë ka patur lutje për paqe dhe drejtësi për vendin tonë.

Gjithashtu Arqioeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult Imzot Massafra thotë se po bën lutje për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, me dëshirën që palët të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit duke i shërbyer kështu interesave kombëtare dhe për të frenuar njëherë e mirë vuajtjet e reja për popullin shqiptar.

Tre dite me pare edhe Kryetari i Kishës Katolike të Shqipërisë Imzot Xhorxh Frendo, ka apeluar palët që të marrin masa për të përmirësuar këtë situatë.

Në një deklaratë për mediat ai kërkoi nga politika që të harrojnë sulmet dhe të punojnë për paqen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...