Alban Skënderaj tregon përse u martua me Miriam Canin në fshehtësi

Çifti i njohur i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kurorëzuar në fshehtësi të plotë martesën e tyre pak javë më parë në Maldive, vend i cili për ta është me një simbolikë të veçantë.

Në një intervistë televizive Skënderaj u shpreh se përse zgjodhën një ceremoni kaq diskrete dhe larg syve të publikut:

“Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz.

E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur”,-është shprehur Albani.

Albani dhe Miriami kanë një vogëlushe me emrin Ameli dhe vetëm pak ditë më parë në koncertin e tij në Prishtinë ai bëri të ditur se janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...