Dy të tjerë të arrestuar pas përplasjeve në KZAZ-të, në Tropojë dhe në Kukës. Sipas policinë në pranga ka përfunduar një 38-vjeçar nga Tropoja dhe një 37-vjeçar nga Shtiqen, i Kukësit.

Ata akuzohen për veprat penale “Shka tërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Ditët e fundit u shënuan nga incidente të dhun shme në shumë qytete të vendit ku opozita drejton Bashkitë. Zyrat e Komisioneve Zgjedhore Zonale u sul muan dhe në disa raste materialet zgjedhore u shkatërruan.

Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa e gjitha u pasua me arrestime dhe procedime ndaj disa dhjetëra personave, mes të cilëve sipas autoriteteve dhe punonjës të policive bashkiake, si dhe ndaj ish-deputetëve demokrat, si në rastin e Bardh Spahisë.

Opozita deklaron se njeh Dekretin e Presidentit të Republikës që ka anuluar zgjedhjet, ndërkohë që shumica nga ana e saj vijon me fushatën elektorale.

Nga ana tjetër në protestën e së premtes, një nga kushtet që kreu i opozitës vendosi ishte lirimi i gjithë të arrestuarve, që sipas tij “luftuan” për demokraci dhe për të mbrojtur Kushtetutën.