Partia Socialiste ka marrë 40,8 milionë lekë të reja fond publik për zgjedhje. Pagesa është kryer nga Thesari i Shtetit në datën 21 qershor 2019, sipas spending.data.al.

Mos pjesëmarrja e ish-partive parlamentare opozitare, PD dhe LSI rrit pjesën e financimit me fond publik për PS-në, e cila merr 95 % të fondit mbështetës për këto zgjedhje. Në vitin 2017 fondi publik për PS ishte vetëm 28 milionë lek.

Që pas 16 shkurtit kur lanë mandatet, partitë opozitarë deklaruan se nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Ato nuk u regjistruan në këto zgjedhje, ndërsa tani kërkojnë respektimin e dekretit të ri të presidentit, Ilir Meta që anuloi datën 30 qershor. Por nga ana tjetër për PS, dekreti është nul dhe vendi do të shkojë në zgjedhje lokale