Menaxheri i njohur humb jetën në aksident, reperi shqiptar përlot me dedikimin: Ishe vëllai im nuk e pranoj dot

Shtetasi zviceran Sefa Kaya, i njohur si menaxher artistësh, është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 25-vjeçare.

Kaya, me origjinë turke, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Vetëm pak orë pas ndarjes së tij nga jeta, ka reaguar reperi shqiptar Azet, i cili ka qenë nën menaxhimin e Sefa-s.

Nëpërmjet një dedikimi në Instagram, Azet ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

“Ti ishe vëllai im, partneri im, njeriu që ishte me mua 24 orë. Do të kisha dhënë jetën për ty. Tani ti na ke lënë. Allahu të pranoftë në Parajsë. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Sefa, vëllai im!-“ ka shkruar i prekur Azet në përshkrimin e fotos ku shihet pranë menaxherit të ndjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...