Deklarata e fortë e ish-deputetit: Spahia është arrestuar pa urdhër-arresti, ja kush e inskenoi

Një deklaratë e fortë është bërë para pak çastesh nga ish deputeti i PD-së, Romeu Gurakuqi i cili tha se Policia e Shkodrës nuk ka lëshuar asnjë urdhër ndalimi për Bardh Spahinë dhe se arrestimi i tij në Tiranë është i paligjshëm.

“Nëse e keni vënë re sapo diktatori që drejton vendin tha se është dhënë urdhër arresti ndaj doktor Spahisë, pa asnjë bazë ligjore dhe as urdhër arresti është ndaluar në Tiranë Bardh Spahia. Është një ndalim politik dhe kjo mund të verifikohet fare thjeshtë. Kjo është një dhunë e ushtruar ndaj opozitës”, tha Gurakuqi.

Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Spahia duke e konsideruar arrestimin e tij si të paligjshëm. Ademi tha se rezistenca do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë, duke shtuar se edhe me gabimet e veta, opozita është e vendosur ti pranojë ato me shpresën për të rikthyer sipas saj atë që ka qenë misioni kryesor i PD-së, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit.

Këto deklarata, Gurakuqi dhe Ademi i bënë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës ku bashkë me një grup protestuesish kanë kërkuar lirimin e Bardh Spahisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...